Rreth nesh

Rrjeti Cinnamon në Shqipëri aktivizon kishat vendore dhe u ofron atyre burime për të transformuar komunitetin e tyre, qytetin e tyre dhe, përfundimisht, kombin e tyre.

Ne i ndihmojmë kishat vendore duke forcuar rrjetet e komunitetit, duke riprodhuar praktikat më të mira dhe duke matur impaktin (ndikimin) në shoqëri.

Riprodhuesi Cinnamon i Projekteve të Komunitetit

Riprodhuesi Cinnamon i Projekteve të Komunitetit identifikon projektet komunitare me praktikat më të mira, të drejtuara nga kisha, të cilat gjithashtu mund të zhvillohen nga kisha të tjera vendore.

Pastaj, ne i mbështesim këto projekte komunitare për t’i riprodhuar (përsëritur) ato përmes kishave të tjera vendore duke i aftësuar që të transformojnë komunitetet dhe për t’ju kursyer energjitë për të shpikur rrotën nga e para.

Auditet Cinnamon të Besimit në Veprim

Auditi Cinnamon i Besimit në Veprim është një mjet për t’i aftësuar kishat që të punojnë së bashku me qëllim që të matin ndikimin e tyre shoqëror dhe ekonomik në komunitetin apo qytetin e tyre.

Të dhënat publikohen për të krijuar mundësi të reja për kishën që të krijojë bashkëpunime me qeverinë, biznesin, median dhe sektorë të tjerë të shoqërisë civile.

CMëngjeset e Lutjeve Bashkiake

Modeli i Mëngjesit të Lutjes Bashkiake nga Cinnamon është një mënyrë e bashkëpunimit të kishave për të ndërtuar marrëdhënie me drejtues të administratës civile dhe të luten për mirëqenien e komunitetit.

Ne kemi zhvilluar mjete dhe burime për ta ndihmuar kishën të planifikojë, organizojë dhe të ftojë drejtues nga të gjithë sektorët e komunitetit në një mëngjes angazhues dhe ndikues lutjeje.

Si mund t’ju ndihmojmë

Regjistrohuni në listën tonë të postës elektronike për të marrë librin tuaj elektronik (ebook) FALAS, i cili titullohet “Transformimi i Komunitetit drejtuar nga kisha”. Ky libër është një burim që ndihmon kishat vendore për të dalluar thirrjen e tyre nga Jezusi rreth asaj që duhet të bëjnë në komunitetin e tyre.

Join Our Mailing List - Al

Rrjeti Cinnamon në Shqipëri nuk është diçka që u bëhet njerëzve, por është diçka që bëhet së bashku, prandaj, ne ju ftojmë që të përfshiheni bashkë me ne.

Ndoshta ju doni që kisha juaj të angazhohet më shumë në transformimin e komuniteti. Ndoshta mund të keni një projekt komunitar të drejtuar nga kisha, për të cilin mendoni se mund të përsëritet për t’u kursyer kishave të tjera energjitë dhe përpjekjet për ta bërë nga e para. Ndoshta dëshironi t’i shihni kishat duke u lutur dhe duke punuar së bashku drejt transformimit të komunitetit dhe qytetit. Ndoshta dëshironi të ndryshoni mënyrën se si portretizohet kisha në shoqëri.

Nëse është kështu, kemi shumë dëshirë të punojmë me ju, ndërkohë që ju pyesim: “çfarë po bën Perëndia dhe si mund t’ju bashkohemi?”

Na kontaktoni

Bashkohuni me Cinnamon

Lutuni

Ju lutem lutuni për Rrjetin Cinnamon dhe bashkohuni me ne për t’u lutur për komunitetin tuaj, që të transformohet nga jeta dhe dashuria e Jezusit.

Merrni pjesë

Kërkoni të ndërmerrni një Audit të Besimit në Veprim, të rekomandoni një projekt komunitar të drejtuar nga kisha ose të organizoni një Mëngjes Lutjesh? Ne mezi presim të dëgjojmë nga ju.

Bëhuni partnerë

A do ta merrnit në konsideratë të mbështesni financiarisht punën tonë, duke u bërë partnerë bashkë me ne për të parë se si ndikohen komunitetet kudo në Shqipëri.

Na kontaktoni

Contact Us - Al

Bordi